Xhemal Osmani: Deklaratat e Tahirit, fyese


Xhemal Osmani: Deklaratat e Tahirit, fyese

16:43 31/01/2014 PRONARI_DYQANITPër të luftuar krimin dhe garantuar sigurinë e qytetarëve, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, por edhe vetë kryeministri Rama, kanë kërkuar bashkëpunimin e komunitetit.

Tre ditë më parë, një qytetarë nga Miloti, denoncoi publikisht indiferencën e policisë, duke thënë se i kishte telefonuar mbi 40 herë numrit 129 për të lajmëruar vjedhjen e dyqanit të tij.

I pyetur në emisionin “Opinion” për këtë rast, Ministri i Brendshëm tha se qytetari nga Miloti nuk kishte thënë të vërtetën.

Por Xhemal Osmani, pasi ka dëgjuar ministrin, reagon duke i quajtur fyese deklaratat e tij dhe duke treguar prova për thirrjet e bëra në numrin 129. Thirrja e fundit i është bërë këtij numri në orën 4.27 minuta, por policia arriti në dyqanin e tij vetëm pas orës 8 të mëngjesit.

Thotë se mban përgjegjësi për gjithçka deklaron e madje i kërkon ministrit t’i verifikojë thirrjet e bëra edhe në tabulatet telefonike.

Nga dyqani që gjendet në mes të qytetit, Xhemal Osmanit i morën gjithçka që kishte brenda. Policia tha se i nisi hetimet, por deri tani nuk ka ndaluar asnjë person të dyshuar si autor të vjedhjes.





Të ngjashme