Xhensila dhe Besi të vetëizoluar, momentet komike: Mos e provoni në shtëpi…
Çifti i njohur i showbizit, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po qëndrojnë të izoluar në shtëpi, në kuadër të masave të marra nga vendi ynë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, këngëtarja tregoi si po i kalojnë në shtëpi këto ditë karantinimi.
Në video, çifti shihet duke kërcyer, por në një moment ngatërrojnë këmbët dhe rrëzohen, dhe këtë episod e kalojnë me të qeshura.
“Mos e provoni në shtëpi. Kur nuk shkon ashtu siç duhet! Këndoni, vallëzoni, rrëzohuni, lutuni, besoni, jetoni me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin! #Neqendrojmeneshtepi”, shkruan Xhensila bashkëngjitur videos së postuar./tvklan.al