Xhepistat e autobuzave – (10 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Bashkë me faturinot autobuzët kanë shpesh të paktën edhe një xhepist. Vjedhjet nëpër autobuz nuk janë dukuri e re, por kohët e fundit duket se kanë marrë përmasa të frikshme. Udhëtarët e rregullt të linjave urbane njohin për mrekulli fytyrat e hajdutëve. Dhe përpiqen tju shmangen sa më tepër. Ata gjithashtu kanë qenë dëshmitarë e viktima të vjedhësve.
Viktimat kryesore janë të moshuarit, sidomos ditën e pensionit. Ndërkohë xhepistët kërcënojnë me jetë këdo që i dikton gjatë vjedhjes dhe përpiqet të sinjalizoj të dëmtuarin. Në gjithë këtë skenë me hajdut, dëshmitarë e fatorino, e vetmja gjë që mungon është policia. Grupi i xhepistëve gjithnjë zhduket përpara se ta kuptoj viktima./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti