Xhesi: Uroj të largohen vajzat që përfaqësojnë antivlera

Xhesi Peraj

Xhesi: Uroj të largohen vajzat që përfaqësojnë antivlera

18:35 15/12/2020

Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, solli emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja u bënë pjesë e garës dhe tre të tjera u larguan.

Dy të eliminuarat ishin Kejda dhe Drita, ndërkohë që Albana vendosi të largohej me dëshirë pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe motrës së saj binjake, Silvanës.

Vajzat e tjera kanë folur për emocionet para se të ngjiteshin në skenë, si edhe për konkurrentet e reja.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Xhesi është shprehur se Valentina, Generda dhe Redona i duken pozitive, gjë që është shumë me rëndësi.

“Konkurrenca ka qenë që në fillim por po shtohet. I kam njohur shumë pak të treja. Më duken shumë pozitive dhe si fillim kjo ka shumë rëndësi duke marrë parasysh disa gjëra të kohëve të fundit. Për më tepër duhet t’i njohim. Duhet t’i pëlqejnë Saimirit, jo mua”, ka thënë Xhesi.

E pyetur se cilat nga vajzat mendon se do të eliminohen, bukuroshja nga Shkodra është shprehur se shpreson që të ikin ato vajza që përfaqësojnë antivlera.

“Nuk kam një mendim të caktuar. Uroj vetëm që kushdo që të eliminohet, të përfaqësojë një antivlerë. Të mos ngelen këtu ato që përfaqësojnë antivlerat. Nuk dua të them emra, emrat ia lë dikujt tjetër t’i gjykojë. Për mua mjafton të mos qëndrojnë antivlerat këtu, kushdo që të iki”, ka theksuar Xhesi.

Më tej 26-vjeçarja është shprehur se është ende shpejt për të thënë se cila vajzë është e preferuara e Saimirit deri në këto momente.

“Saimiri ka pasur disa takime, ka pasur afrimitet me disa vajza, akoma nuk di ta ndaj realisht. Nuk di të them një emër. Është shpejt, ndoshta as Saimiri nuk e ka ndarë akoma mendjen. Mbase i duhet më tepër kohë”, ka deklaruar Xhesi./tvklan.al






Të ngjashme