Xhesika Berberi flet për pasionin e saj për gatimin: Mund të bëj dhe bakllava


Xhesika Berberi flet për pasionin e saj për gatimin: Mund të bëj dhe bakllava

22:40 31/03/2020

Në një lidhje në Skype nga SHBA, për programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte modelja Xhesika Berberi. Bukuroshja shpesh herë është krahasuar me modelen me famë botërore, Gigi Hadid e në fakt ngjashmëria mes tyre është e dukshme.

Xhesika zbuloi se një nga pasionet e saj më të mëdha është gatimi. Ajo i gatuan të gjitha madje edhe bakllavanë.

Xhesika Berberi: Gatimi është një nga pasionet e mia më të mëdha dhe këtë e kam marrë nga mami im. Unë i gatuaj të gjitha, mund të bëj dhe bakllava. Faktikisht unë gatimin e marrrë si një formë meditimi, sepse kur futem në gatim jam 100% e futur atje, nuk mendoj për gjë tjetër më.

Për sa i përket kohës kur të dalë nga vetëizolimi, modelja shprehet se fillimisht do dalë të eci në rrugë dhe të ketë atë sigurinë që i mungon tani.

Xhesika Berberi: Gjëja e parë është që do bëj është të dal dhe të eci e lirë në rrugë si fillim dhe të ndihem e sigurt. Të kem atë sigurinë, që tani ne për momentin nuk e kemi. Gjërat më elementare do të më bëjnë më të lumturën në botë./tvklan.al






Të ngjashme