“Xhihadistët” kërcënojnë: Zullumqarët së shpejti do të qajnë shumë
Edhe në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda 9 të dënuarit për terrorizëm, me 126 vite burg nga Shkalla e Parë kanë refuzuar të njohin drejtësinë shqiptare dhe kanë vazhduar të kërcënojnë.
Në seancën zhvilluar me dyer të mbyllur i pandehur, Fadil Myslimani u shpreh se
“shumë shpejt zullumqarët do të qeshin me pak dhe do të qajnë me shumë”.
Ndërkohë në momentin kur gjykata i ka kërkuar gjeneralitete ai ka sqaruar se kishte ardhur kot pasi çdo gjë në Shqipëri drejtohet nga “Mosadi”, shërbimi sekret Izraelit.
Më pas seanca ka vazhduar me leximin e mbrojtjes së të pandehurit Verdi Morava. Ai tha para togave të zeza se kjo çështje është paragjykuar dhe vendimi ka në Shkallën e Parë ka qenë i paracaktuar.
Ai kërkoi nga Gjykata e Apelit seriozitet në marrjen e vendimit. Ndërkohe qeveria me një vendim të sajin në 2 nëntor kërkon që 9 të pandehurit, nder ta dhe dy imamët e Bujar Hysa dhe Genci Balla të mos kryejnë asnjë transaksion bankar, pasi janë të dyshuar si financues te terrorizmit./ TV KLAN