“Xhihan”-i jep lajmin e keq


“Xhihan”-i jep lajmin e keq

12:53 08/02/2017

Gripi duhet të merret seriozisht në çdo rast. Ky është përfundimi që ka arritur edhe aktori i njohur Erkan Petekkaya, i cili duke u përpjekur ta kalonte në këmbë sëmundjen është kapur nga Gripi i Derrit.

“Nuk e mora seriozisht dhe më kapi Gripi i Derrit,” tha Pettekkaya, i njohur për rolin e Xhihanit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, që transmetohet në Televizionin Klan.

Muajin e kaluar media turke raportoi se Pettekkaya ishte shtruar në një spital privat në Stamboll.

“Jam ftohur gjatë xhirimeve. U përpoqa ta kaloj gripin në këmbë por më kapi edhe mushkëritë,” tha Pettekkaya për gazetarët pas një kontrolli mjekësor në Nishantash, Stamboll.

“HaberTurk” tha se gjendja shëndetësore e Pettekkayas  është përmirësuar. /tvklan.al






Të ngjashme