Xhihani i “Fate të Kryqëzuara” shtrohet me urgjencë në spital
Aktori i dashur, Erkan Petekkaya, është shtruar me urgjencë në një spital në Stamboll pas dhimbjeve të forta të shkaktuara nga gurët në veshka.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja turke “Hurriyet”, e cila tha se Petekkaya i është nënshtruar menjëherë një operacioni për të hequr gurët. Aktori i njohur për rolin e Xhihanit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, që transmetohet në Televizionin Klan, kishte kohë që vuante nga gurët në veshka, ndërsa së fundmi është detyruar të heqë dorë nga trajtimet e tjera pasi gurë ishin zmadhuar. Kjo e ka detyruar atë t’i nënshtrohet një operacioni, i cili sipas medias ka kaluar mirë. “Hurriyet” tha se Petekkaya do të mund të dalë nga spitali vetëm pas disa ditësh./tvklan.al