“Xhisiela”, Rama sulmon opozitën: Të paudhë, mjerë kush ju beson


“Xhisiela”, Rama sulmon opozitën: Të paudhë, mjerë kush ju beson

19:25 01/10/2018

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike për deklaratat e bëra ndaj rastit të Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama akuzon opozitën se po e përdor vajzën si "mish për top".

"Arrestim fasadë"! Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s'janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit. Mjerë kush i beson këta të paudhë",

shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

"Arrestim fasadë"!Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s'janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit👺Mjerë kush i beson këta të paudhë🤡

Pasditen e sotme ka pasur një protestë para kryeministrisë të disa shoqatave jo-qeveritare dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe deputete të opozitës.

Ato akuzuan qeverinë për mënyrën si u trajtua çështja e Xhisiela Malokut nga policia dhe organet shtetërore.

/tvklan.al






Të ngjashme