Xhon Folkner ligj i teatrit – (26 Janar 2000)


Xhon Folkner ligj i teatrit – (26 Janar 2000)

18:42 26/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Gazetarja:-  Zoti Folkner, cili është misioni i ardhjes tuaj në shqipëri dhe kush ju ka sjell këtu?

Xhon Folkner:- Këshilli i Europës më ka dërguar për të parë dhe kostatuar gjendjen e teatrit shqiptarë. Kam takuar me këtë rast ministrin e Kulturës, drejtorin e teatrit. Jam njohur nga afër projektligjin për teatrin dhe do të takohem me pjesën e atyre që e kundërshtojnë këtë projektligj.

Gazetarja:- Ju jeni njohur me projektligjin për teatrin, si ju duket ky projektligj?

Xhon Folkner:- mendoj se në Shqipëri ka nevoj për ndyshim dhe kjo është një gjë që ju e kuptoni përsa i përket edhe dimensioneve të tjera sociale. Ju po ndyshoni shpejt si shtet, por ndërkohë unë ndjejë se sistemi i vjetër është akoma prezent në fushën e arteve. Nëse do të keni një sistem të ri në këtë fushë, njerzit duhet të riformohen qartë se si është ndërtuar sistemi. Gjithashtu ju si shqiptarë paguani taksa për teatrin, por numri i shfaqeve të teatrit nuk i përgjigjet sasisë së parave. Me ligjin e ri ju keni burime të tjera për financimin. Ky ligj nuk është privatizues siç pretendojnë disa. Juve ju duhet që talentet tuaja të qendrojnë dhe punojnë këtu në shqipëri./tvklan.al






Të ngjashme