Xhorxh Soros, konferencë shtypi – (10 Shtator 1999)


Xhorxh Soros, konferencë shtypi – (10 Shtator 1999)

13:38 10/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fondacioni SOROS do të shkurtoj financimet e tij në tre vitet e ardhshme në Shqipëri. Kështu deklaroi sot Xhorxh Soros, duke shtuar se fondacioni i njohur do të jap tashmë më shumë ide se sa para. Do të ndihmohet arsimi në Kosovë tha Soros duke ndërtuar shkolla si dhe duke shypur libra për nxënësit kosovar.

Ndërsa duke folur pë politikën Xhorxh Soros bosi i fondacionit me të njëjtin emër tha se përshëndet hapat e qeverisë shqiptare për hartimin e paktit të stabilitetit dhe bashkëpunimi me qeveritë e tjera të rajonit. Në në Shqipëri do të ngrejmë institucione të pavarura siç është rasti AEDP për arsimin tha Soros që aktiviteti i tyre të vazhdoj dhe pas largimit të fondacionit Soros dhe financimeve të tij.

Fondacioni Soros shtoi multimiliarderi hungarez do të ndihmoj Shqipërinë për integrimin e saj sa më të shpejt në Europë dhe për këtë po hartohen shumë projekte në fusha të ndryshme. Jam i lumtur përfundoi Xhorxh Soros që fondacioni im ju shpëtoi rrëmujave dhe shkatërrimeve të fundit në Shqipëri por nuk do të uroja që ato të përsëriteshin përsëri./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme