Xhuveli: Sëmundja e lopës së çmendur nuk ka prekur Shqipërinë – (26 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Sëmundja e lopës së çmendur ende nuk ka prekur territorin shqiptar. Në prag të Vitit të Ri, Ministri i Bujqësisë Xhuveli, ka siguruar qytetarët të konsumojnë pa frikë mishin e vendit dhe të importit. Xhuveli shpjegoi në parlament udhëzimet e ministrisë së tij për kontrollin e mishit të importuar në pikat kufitare.
Sipas Xhuvelit në vendet fqinj Itali, Greqi, Jugosllavi, nuk janë deklaruar rastet e tregtimit të mishit të lopës së çmendur. Në Angli kjo sëmundje ka prekur 86 vetë, ndërsa po shpërndahet në Francë, Zvicër, Hollandë dhe Irlandë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame