“Xibraka” vë në pranga 47-vjeçarin


“Xibraka” vë në pranga 47-vjeçarin

10:22 07/07/2020

Transportonte 33 kilogramë kanabis

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar nga Policia e Elbasanit. Në lidhje me ngjarjen në pranga ka rënë një 47-vjeçar me iniciale A.S. Ai u kap në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Për këtë arsye edhe operacioni për ndalimin e tij u kodua “Xibraka”.

Gjatë kontrollit në mjetin e tij u sekuestruan 33 kilogramë kanabis sativa. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. Autoritetet kanë sekuestruar edhe dy aparate celulare në cilësinë e provës materiale./tvklan.al






Të ngjashme