“Xing me Ermalin”/ A vazhdon sherri Noizy-Baba Stars?
“Xing me Ermalin”/ A vazhdon sherri Noizy-Baba Stars?
Shpërndaje
21:50 28/01/2017Ermali: Tek emisioni im u thanë ca gjëra. Tek emisioni i Çanit t’i the ca gjëra dhe njerëzit besoj kësaj ia vunë më shumë fajin për sherrin që ndodhi në Kosovë me Baba Stars me Cozman-in. Ke ndonjë gjë për të thënë për këtë sherrin?
Noizy: Jo, nuk është e vërtetë që ndodhi për faktin që bëmë ato batutat tona. Thjesht ka qenë që ishim të gjithë në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Nuk po hyj në detaje si qysh tek ndodhi. Por nuk e di, ndoshta ishin ca keqkuptime në momentin që ne ishim në hotelin ku ndodhi ajo. Në momentin që erdhën ata ma merr mendja që erdhën keq, erdhën pak si me shpejtësi dhe aty ndodhi përleshja që ndodhi. Por që, realisht nuk jam këtu, jo vetëm këtu por në asnjë vend që të jap frymëzimin që njerëzit të ndjekin ato lloj hapash. Ka shumë gjëra pozitive që artistët, jo vetëm Noizy, por shumë artistë japin mesazhe pozitive dhe ma merr mendja që ato janë gjerat që fansat e mi duhet të ndjekin dhe jo atë që ndodhi. Edhe unë jam njeri si gjithë të tjerët, edhe unë bëj gabime, por fakti që jam i njohur bën që gabimet e mija bëjnë shumë bujë.
Ermali: E di shumë mirë çfarë veprimi ke marrë më pas, unë e di vërtet se si ka ndodhur sherri dhe ti ke qenë ai që ka sheshuar edhe më vonë. Më thënë të drejtën unë jam tronditur kur mora vesh lajmin sepse të njoh ty, në showbiz, nëpër televizione, nëpër tavolina si kjo dhe ajo e Arian Çanit bëhen batuta. Njerëzit thonë një llaf edhe për humor, edhe ndonjë herë e thonë edhe pa e menduar sepse duan të bëjnë show.
Noizy: Dëgjo, kur bëhet fjalë për Ermal Mamamqin ose edhe për Arian Çanin, por sidomos tek ti, dihet që është humor mbi të gjitha, asgjë nuk s’duhet të merret për zemër edhe duhet të anashkalohen ca gjera s’duhet ta marrësh shumë personale.
Ermali: Jo por, unë jam trondit sepse kur mora vesh që ka plas pistoleta me të vërtetë thashë, ej, kjo është jeta e vërtetë. Dikush mund të kishte lënë jetën aty. Dhe unë të them të drejtën, se po e them edhe publikisht Cozman-in e njoh, e kam takuar disa herë dhe seriozisht ai ka qenë person shumë i edukuar dhe më është dukur e pabesueshme që ka ndodhur diçka e tillë. Por pyetja është, sherri është mbyll apo vazhdon?
Noizy: Besoj se po, besoj se po.
Ermali: Pra, sherri është sheshuar, gjërat janë sistemuar?
Noizy: Besoj se po.
Ermali: Më lejoni të them edhe meqë Noizy është këtu, që ky njeri është një nga njerëzit e rrallë që edhe pse lloji i muzikës që bën është me këto të-të-të-rë-të-të ajo që promovon është vetëm pozitivistet, paqe, dhe sheshim i të gjitha sherreve që ndodhin./tvklan.al