“Xing me Ermalin” lojërat në pishinë (Video)
Ndryshe nga çdo herë tjetër, emisioni “Xing me Ermalin” në Tv Klan, ishte realizuar mes lojërave të ndryshme, të cilat ishin zhvilluar në qytetin e Durrësit, pranë një pishine. Holta Pilz ishte kapitene e skuadrës “Metalurgjiku”, anëtare të së cilës ishin ish-velina e “Xing” Kejvina Kthella, moderatorja Alesia Bami dhe Alba Bajrami Miss Shqipëria 2018.
Përballë tyre ishte skuadra “Super fosfati” me kapitene këngëtaren e bandës së emisionit Olimpia Smajlaj, anëtare të së cilës ishin Jonida Tusha kampionia e bikini fitness, këngëtarja Kejsi Medini, Alba Bajrami Miss Shqipëria 2018 dhe velina e “Xing” Belinda Dragoti.
“Gara” nisi me lojën “Pështy ujin” ku përballë u vunë dy kapitenet dhe u fitua nga kapitenia e skuadrës “Metalugjiku”, Holta Pilz. “Gara” vijoi me lojërat si “Gjej ushqimin”, “Lojën me tullumbace”, “Gara me flamengo” dhe “Loja me tigan”.
Pjesë e emisionit ishin edhe konkurrentet e Miss Shqipëria 2019 dhe producenti Petri Bozo, i cili tha se ky kompeticion është edhe një tur gjigand për trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit tonë. Këtë vit finalja e madhe e “Miss Shqipëria” do të mbahet më 6 Korrik në kalanë e Libohovës. Gjatë emisionit, konkurrentet u bënë edhe pjesë e lojërave të ndryshme të cilat u drejtuan nga moderatori Ermal Mamaqi dhe në fund kupën e fitoi skuadra “Super fosfati”./tvklan.al