“Xing me Ermalin”/ Noizy flet për kontratën që do i ndryshojë jetën, po Enca?
Këtë të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin” ishte i ftuar një prej reperave më të dashur për të rinjtë shqiptarë: Noizy. Mes të tjerash, 30-vjeçari foli edhe për kontratën që pritet t’i ndryshojë jetën dhe ta bëjë të njohur ndërkombëtarisht.
Ermali e falënderoi Noizy-n që zgjodhi emisionin e tij për paraqitjen e parë pas shumë polemikash dhe lajmesh që kanë shoqëruar reperin muajt e fundit. Intervista: Ermali: Tek OTR-ja çfarë ka ndodhur së fundmi? Ka ndodhur ndonjë ndryshim, ndonjë hyrje-dalje e re? Noizy: Asnjë gjë, vetëm sukses më shumë. Kemi edhe disa arritje që i kemi pas ëndërr faktikisht. Firmosëm me një nga labellat më të mëdha të botës, faktikisht është më e madhja e botës, Universal. Si unë edhe Enca dhe jemi nga të parët artistë shqiptarë që kemi firmosur. Ermali: Bravo. Unë se di çfarë bëhet fjalë? Cfarë do të ndodhë tani me ju? Domethënë ju do filloni dhe nuk do të shkoni në banjë? Noizy: (Qesh) Realisht këto kanë fuqi anë e mbanë botës. Domethënë unë si një artist që skam qenë i firmosur më parë, si artist... i pavarur, kam pasur fuqi të bëja kaq zhurmë sa ç’bëja deri më tani. Këta kanë fuqi të bëjnë akoma më shumë zhurmë për ty, që do të thotë se në të gjithë radiot e botës, në të gjithë televizionet e botës, në të gjithë koncertet më të mëdha, këta kanë fuqi që t’a transmetojnë muzikën ose artin tënd. Kjo do të ndodhë. Ermali: Do të bëheni botërorë tani? Noizy: Presim. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Universalin, kjo ka të bëjë edhe me sa punon ti. Këta presin që ti të prodhosh muzikën, sa më të bukur, dhe këta kanë forcën që ta japin në të gjithë radiot anembanë botës, sidomos nëpër Europë. Ermali: Urime! Urime! Ore po Enca, si është Enca mor burrë? Noizy: Mirë, të fala Ermalit tha. Ermali: Faleminderit shumë Enca. M’u bë shumë qejfi që edhe ajo u bë pjesë e Universalit dhe i bëra mesazh por ma la “seen” (shikuar). Po s’ka gjë, këtu do jemi. Noizy: I ka edhe këto Universal-i. Ermali: Me Encën ke ndonjë marrëdhënie më shumë se shoqërore? Noizy: Jo aspak. Kurrë s’ka pasur. Ermali: Jo e kam fjalën në aspektin e menaxhimit? Noizy: A të menaxhimit? Po është në menaxhimin e OTR Records. Ka pasur edhe ajo atë suksesin e paparë, kështu që non-stop jemi duke prodhuar ose menduar gjëra të reja për Encën. Është një nga artistet më të suksesshme në shqiptari. Ermali: Interesante. Dhe të mendosh që Enca nuk është pranuar në një nga konkurset e Top Channel-it. Tmerr, tmer, tmerr. Si vjen jeta, e shikon si vjen jeta edhe bëhet botërore?! Ej kjo kënga “Bow Doën”, një super-këndë. Unë sa e kam dëgjuar për herë të parë thashë kjo do bëhet hit, por që të bëhej hit botëror ishte e çuditshme. ka kaluar mbi 50 milionë. na thuaj të vërtetën. Sa lekë ke harxhuar për të blerë viewsat. Noizy: (Qesh) Jo shumë, jo shumë. Ermali: Po si ia bën or burrë që doli? Si mund të dalë një këngë? E keni futur në ndonjë nga këto rrjetet? Noizy: Jo, thjeshtë është pëlqyer, nuk ka asnjë lloj shkence tjetër. Është pëlqyer nga masa dhe njerëzit e luajnë edhe nëpër diskoteka në mbarë Europën ku kam qenë, jo si i ftuar, thjeshtë kam qenë në disko për qejf dhe e kanë lëshuar këngën./tvklan.al