“Xing me Ermalin” zbulon personazhin e radhës…


“Xing me Ermalin” zbulon personazhin e radhës…

19:15 04/10/2016

Në punatatën e tretë të emisionit “Xing me Ermalin” personazhi i radhës do të një emër mjaft i njohur për publikun.

Bëhet fjalë për politikanin Nard Ndoka, i cili të shtunën në mbrëmje do të jetë në studion e Ermal Mamaqit, në një prej programet më të ndjekura televizive, që ka bërë për vete publikun në fare pak kohë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mamaqi, me anë të një videoje të postuar në rrjete sociale ku shfaqet krah politikanit Ndoka.

“Bëni pyetje për Nard Ndokën, shumë pyetje por jo serioze”,

kështu shprehet dyshja në videon që ashtu si gjithçka tjetër në “Xing me Ermalin” nuk është e zakonshme.

Në dy puntatat e para të këtij show të ftuar ishin ish – Kryeministri Sali Berisha dhe këngëtarja Bleona Qerreti.

Ndonëse e nisi rrugëtimin e tij në ekranin e Televizionit Klan më 24 Shtator, Ermal Mamaqi vazhdon t’i mbajë të “mbërthyer” të gjithë njerëzit pas ekranit. Kjo u vu re edhe nga të dhënat të Telemetrics, javën e shkuar, kur Televizioni Klan arriti kulmin e shikueshmërisë, në orën 22:06, me 72.2%./tvklan.al






Të ngjashme