Yee – Serbisë: Kujdes nga qëllimet e Rusisë


Yee – Serbisë: Kujdes nga qëllimet e Rusisë

13:09 25/05/2017

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee tha se SHBA dëshiron të ndërtojë marrëdhënie partneriteti me Serbinë, duke shtuar se Beogradi duhet të jetë i kujdesshëm për qëllimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se politika amerikane e mbështetjes për Serbinë nuk do të ndryshojë dhe se shkoi në Beograd me porosinë se Shtetet e Bashkuara e vlerësojmë shumë partneritetin dhe marrëdhëniet mes të dyja vendeve dhe dëshirojnë të bashkëpunojnë me Beogradin për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta në rajon./ Klan Kosova.

 

 






Të ngjashme