Yjet e Hollywood kundër ekzekutimit të Rodney Reed
Kim Kardashian, Kanye West, Gigi Hadid, Beyonce, Rihanna e shumë yje të tjerë të Hollywood, janë bërë bashkë për të shpëtuar nga ekzekutimi Rodney Reed.
Ai vuan dënimin prej më shumë se 20 vitesh për vrasjen e një 19-vjeçarje në vitin 1996, në Teksas. Sipas policisë, Reed ka përdhunuar dhe mbytur Stacey Stites prandaj më datë 20 Nëntor do të bëhet dhe ekzekutimi i tij.
Por shumë emra të njohur kanë dalë kundër këtij vendimi, pasi sipas të dhënave të reja, ai nuk është fajtor për vrasjen e të resë. Avokatët shprehen se kanë prova që tregojnë se dënimi i tij është i padrejtë. Këngëtarja Rihanna ishte ajo që nisi një peticion, për të shpëtuar nga vdekja burrin.
Deri më tani 400 mijë persona kanë nënshkruar për lirimi e Rodney. Thirrjes për të liruar burrin, i janë bashkuar peshkopë, krerë katolike si dhe shumë zyrtarë demokratë dhe republikanë.
Megjithatë prokurori i çështjes është i vendosur të çojë deri në fund vendimin e tij, pasi ka prova dërrmuese që e nxjerrin fajtor.
Klan Plus