Yjet që shkëlqyen në Kanë
Ka nisur mbrëmjen e djeshme zyrtarisht edicioni i 69-të i Festivalit Ndërkombëtar të filmit në Kanë.
Mbrëmjen e djeshme vëmendja kryesore shkoi për kastin e yjeve të flimit më të ri të Woody Allen “Café Society”.
Këta të fundit kanë qenë qendra e bliceve të fotografëve dhe fansave.
Yjet që shkëlqyen në paradën tradicionale të këtij eventi ishin Blake Lively, Kristen Stewart, Julianne Moore, Eva Longoria, Bella Hadid, Victoria Beckham, Naomi Watts, Jessica Chastain.
Deri në 22 Maj, qyteti francez do të mbledhë çdo ditë emrat më të njohur të kinematografisë botërore, deri në kurorëzimin e emrave të fituesve që konkurojnë për të fituar “Palmën e Artë”/tvklan.al