Ylli Bufi, ekonomia shqiptare – (6 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rezultatet financiare të shoqërive aksionere për herë të parë bëhen publike, këto bilance të shtetit nga viti ‘96 deri në ‘98. Vetë Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Ylli Bufi tregon fitimet duke i krahasuar ato me vitet e mëparshme. Nga 94 shoqëri aksionere, 39 prej tyre rezultojn me fitim. Duke i krahasuar me vitin ‘98 rezultati financiar i shoqërive publike që derdhen për shtetin është dyfishuar.
Objekti kryesor i vitit ‘98 ish-ristrukturimi i shoqërive aksionere publike dhe transformimi i ndërmarrjeve eficente shtetërore në shoqëri aksionere. Sipas Ministrit Bufi sektori i Telekomunikacionit përben segmentin më me zhvillim të vrullshëm gjatë vitit.
Vetëm në ‘98, një miliard dollarë është rritur vlera e këtyre shoqërive. Sipas Bufit do të privatizohen kompanitë nëpërmjet rritjes së vlerës së tyre. Ekonomia shqiptare ecën vetëm me investimet që bejnë vetë shoqëritë private apo publike, ndaj për herë të parë shoqeritë po investojnë. Këto janë disa tipare që flasin për qëndrueshmëri ekonomike./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti