Ylli Bufi, gazi për ngrohje – (23 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Moti i ftohtë i këtyre ditëve ka detyruar një pjesë të banorëve të Tiranës tu drejtohet fushave të harruara të druve të zjarrit për të siguruar ngrohjen e banesave të tyre. Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike dhe kostoja e ulët e shitjes së druve të zjarrit dhë gazit për ngrohje janë shkaku kryesor që kanë bërë që kërkesa për to të rritet.
Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Privatizimit Ylli Bufi, shteti po ndjek politikën e diferencimit të çmimeve të lëndëve djegse për ngrohje, duke nxitur përdorimin e gazit.
Ylli Bufi:- “Ne po përpiqemi që me politikën e çmimve të bëjmë të mundshëm përdorimin e një alternative të re të gazit. Kjo do të zgjidhi problemin e shumë pritur që të ketë një alternative të re ngrohje. Unë besoj se duke future gazin, do të ketë mundësi që për ngrohjen familjare të ulet konsumi i energjisë elektrike. Sot nga 60% e energjisë që përdoret për këtë qëllim do të pakësohet ndjeshëm kjo dhe mendoj që duhet të ndihmoj edhe në përmirësimin e ngrohjes por në mënyrë të veçantë do të lehtësoj rrjetin e sistemit tonë elektrikë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame