Ylli Bufi intervistë për çeshtjen e legalizimit të tokave (10 Janar 1999)


Ylli Bufi intervistë për çeshtjen e legalizimit të tokave (10 Janar 1999)

10:44 10/01/1999

Përsa u përket deklaratave në gazeta të ndryshme se procesi i legalizimit do të bllokohet, Ylli Bufi sqaron situatën në një intervistë për Televizionin Klan.

Për shkak të amendamenteve që do të bëjmë në programin ligjor të privatizimit, për shkak të ish pronarëve nuk është e vërtetë që ky proces do të bllokohet. Unë kam bërë një takim me zotin Godo për problemet që lidhen me zbatimin e Kushtetutës së re dhe në kuadrin ligjor të privatizimit. Unë kam shpjeguar që paketa e sotme ligjore e privatizimit merr parasysh pronesinë që kanë patur pronarët, veçanërisht në rastet e trojeve por mënyra se si merret parasysh është një çeshtje që dhe mund të diskutohet.”-ka thënë ai

Ai gjithashtu shtoi se sëbashku me zotin Godo presin çdolloj amendamenti sepse programi i hartuar merr parasysh ish pronaret qofshin këta raste kur shoqëritë shiten nëpërmjet aksioneve apo ndërmarrjeve që shiten nëpërmjet aseteve./tvklan.al






Të ngjashme