Ylli gllabërohet nga një vrimë e zezë
Vrimat e zeza kanë një tërheqje gravitacionale aq të fortë, sa madje as drita nuk mund tu shpëtojë. Disa studiues britanik kanë regjistruar shpërthimin e dritës nga një yll që pasi copëtohet tërhiqet nga një vrimë e zezë super e madhe. Ky proces ishte me i afërti me Tokën që është parë ndonjëherë dhe ndodhi rreth 215milion vjet dritë larg.
Gjithë procesi është kapur shumë herët dhe ka arritur të regjistrohet i tëri, duke e bërë më të lehtë tani e tutje studimin e vrimës së zezë. U pa që forca e saj mund të shpërbëj yjet dhe të nxjerrë materien në fije.
Shpërthimi i quajtur ‘AT2019qiz’, u regjistrua në një periudhë 6 mujore, ishte shumë i ndritshëm dhe shumë material u thith nga forcat ekstreme të gravitacionit para së të zhdukej tërësisht.
“Ideja e një vrime të zezë që “thith” një yll aty pranë tingëllon si trillim shkencor. Por kjo është pikërisht ajo që ndodhi” tha astronomi Matt Nicholl nga Universiteti i Birmingham.
Studiuesit përdorën vëzhgime të marra nga teleskopë shumë të mëdhenj në vend si dhe nga rrjeti global i teleskopit Observatori Las Cumbres e poashtu nga Sateliti Neil Gehrels Swift i NASA-s në orbitën e Tokës.
Studiuesit thanë se ngjarje të tilla nuk janë të rralla, por janë zakonisht të vështira për t’u studiuar, pasi vetë procesi i shkatërrimit të një ylli formon një re pluhuri dhe mbeturinash që mbështjell vrimën e zezë dhe bllokon pamjen shpejtë.
Vëzhgimet kanë treguar se ylli i shpërbërë kishte afërsisht të njëjtën masë me diellin tonë dhe ai humbi rreth gjysmën e masës në vrimën e zezë, e cila është mbi një milion herë më e madhe.
Vrimat e zeza janë aq të dendura dhe tërheqja e tyre gravitacionale është aq e fortë sa asnjë formë rrezatimi nuk mund t’u shpëtojë atyre – madje as drita.
Ato veprojnë si burime intensive të gravitetit të cilat mbledhin pluhur dhe gaz rreth tyre. Akoma nuk është kuptuar se si formohen por astronomët besojnë se mund të ndodh kur një re gazi ndoshta deri te 100,000 herë më e madhe së dielli shpërbëhet, atëherë pjesë të saj bashkohen për të krijuar vrima të zeza super të mëdha që gjenden gjithandej në galaktikë.
Përndryshe, një vrimë e zezë super masive mund të vijë nga shkatërrimi i një ylli gjigant, i cili mund të jetë rreth 100 herë më i madh se dielli. Kur yje të tillë gjigantë shkatërrohen, procesi i shpërbërjes së tyre njihet si “supernova”, dhe është një shpërthim aq i madh që dëbon materien nga shtresat e jashtme të yllit duke e çuar në një hapësirë të thellë të panjohur, që duket thjeshtë si vrimë e zezë./tvklan.al