“Ylli” i koreografisë izraelite në Tiranë


“Ylli” i koreografisë izraelite në Tiranë

13:59 25/05/2016

Më i famshmi koreograf i momentit në Izarel, Barak Marshall, zbret në skenën e Tiranës.

“Monger” titullohet baleti. E përshtatur në shqip “shitës”. Mbi këtë fjalë ndërtohet e gjithë koreografia. 14 shërbëtorë të ngecur në bodrumin e shtëpisë së një gruaje mizore. Për të mbijetuar, ata shesin gjithçka, as shpirtin nuk e kursejnë.

“Një balet mbi moralin, sesi një njeri i keq mund ta përcojë ligësinë e tij te të tjerët. Si mund ta shndërrojë qënien më njerëzore në çnjerëzore. Si bukuria e shpirtit zhduket, kur nuk ke mundësi, shpresë dhe të ardhme. Dhe çfarë bën, shet veten”.

Për ta përkthyer në gjuhën e trupit, balerinëve iu deshën vetëm dy javë përgatitje dhe kjo sipas Barak Marshallit ka një shpjegim të trefishtë. Ata janë kulturalisht, profesionalisht dhe invdividualisht shumë të mirë.

“I them balerinëve, bëni gabime, mos kini frikë, sepse po të jeni perfekte do të humbisni njerëzoren. Në skenë nuk është e rëndësishme të shohim forma, vija, por përmbajtje dhe balerinët shqiptarë e kanë këtë, e shoh të syte, shprehia e fytyres dhe levizjet e trupit”.

Barak Marshall i dhuron në 28 Maj, repertorit të Teatrit të Operas dhe Baletit, “Monger” ndërsa ne:

 

“Balerinët me mësuan ta dua punën që bëj”/tvklan.al.






Të ngjashme