Demi Lovato në spital
Vetëm një muaj pasi publikoi këngën “Sober”, ose “Esëll”, në të cilën i kërkon falje familjes, Demi Lovato bie sërish viktimë e drogës dhe alkoolit.
Këngëtarja u transportua me urgjencë në spitalin e Los Angelos , ku dyshohet për mbidoze heroine. Aktualisht gjendja e saj është stabilizuar dhe sipas zëdhënëses, këngëtarja ndodhet e rrethuar nga familja dhe miqtë.
25-vjeçarja kishte dhënë shenja që nuk ndihej mirë kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë mediat e huaja raportonin se ajo kishte dalë nga klinika e rehabilitimit në të cilën është shtruar disa herë për të kuruar varësinë nga droga.
Vetë Lovato ka folur disa herë publikisht për luftën me narkotikët, dëshirën për tu ndarë prfundimisht dhe madje ka bërë edhe një dokumentar mbi eksperiencën e saj.
Tv Klan