Ylli Manjani: KLD të shkarkojë gjyqtarin Ibrahim Hoxha
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shkarkojë gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i arrestuar një ditë më parë si i dyshuar për korrupsion. Ai u kërkoi gjyqtarëve të tjerë të distancohen nga të tilla fenomene.
Manjani i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që hasin në fenomenin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë që t’i drejtohen prokurorisë.
Këto deklarata Ministri i Drejtësisë i bëri në analizën vjetore të Gjykatës Administrative të Apelit. Kryetari i saj kërkoi më shumë mbështetje nga qeveria për të përballuar numrin e lartë të çështjeve gjyqësore.
Tv Klan