Ylli Vejsiu intervistë – (2 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me deputetin e PD Ylli Vejsiu.
Ylli Vejsiu, deputet i PD:- “Ndryshimet në statut do të kenë si motiv, si qëllim si synim të institucionalizojnë partinë. Me fjalë të tjera të sanksionojnë përmes statutit të cilët janë kompetencat e çdo institucioni, çdo forumi të PD, cila është rrezja e veprimit të tyre, cilat janë marrdhëniet që lidin forumet e ndryshme të partisë, në mënyrë të tillë që pas Kongresit që do të zhvillohet në Shtator, Partia Demokratike të dali me një fizionomi të qartë me një statut modern. Natyrisht modele ekzstojnë psh. nuk është sekret të themi që modeli I partisë NEA Demokracia të Greqisë që është një parti e afërt me ne dhe që ka përthithur të gjithë përvojën e mirë të partive europiane mund të ishte një model, por edhe statute i partisë gjermane CDU është gjithashtu një model i mirë. Këtu nuk është puna për të bërë shartim, hibrid statutesh por është puna për të zgjedhur një statut i cili i përputhet më mirë me specifikën e shqipërisë e cila ka një histori relativisht të shkurtër 10 vjeçare të demokracisë./tvklan.al