Ylli Vejsiu intervistë për situatën në vend (14 Shtator 1998)


Ylli Vejsiu intervistë për situatën në vend (14 Shtator 1998)

12:15 14/09/1998

Një grup opozitar i përbërë nga Ylli Vejsiu,Pjetër Arbnori, Teodor Laço dhe Fatmir Mediu kërkojnë takim me presidentin për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe dorëheqjen e qeverisë. Grupi opozitar kërkon gjithashu dhe formimin e një qeverie teknike. Ylli Vejsiu më intervistën e tij flet gjithashtu dhe për komunikimet që grupi opozitar ka patur me Ambasadorin e OSBE Dan Everts.

“Sapo jemi kthyer nga një delegacion i përbashkët i përbërë nga Pjetër Arbnori, Teodor Laço dhe Fatmir Mediu ku kërkuam të kontaktonim direkt me Presidentin e Republikes Rexhep Mejdani. Ne do i propozojmë presidentit meqënëse vendi ndodhet në krizë, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për të qetësuar situatën. Në të njëjtën kohë jemi dhe në kontakt të vazhdueshëm me partitë e djathta në Selinë e Partisë Demokratike dhe me organizma të tjera  në mënyrë të veçantë me Ambasadorin e OSBE Dan Everts  ku në kontakt me të ka qënë Fatmir Mediu. Ai i ka shpjeguar situatën ku ndodhet vendi ynë duke i kërkuar dhe ndërhyrjen e menjëhershme.“- tha ai

Pamje Ylli Vejsiu intervistë./tvklan.al






Të ngjashme