Ylli Vejsiu për largimin nga PD – (29 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me deputetin demokrat Ylli Vejsiu pas përjashtimit nga Partia Demokratike.
Ylli Vejsiu, deputet i PD:- “Mua më duket që gazeta “Koha Jonë”, në një shënim të saj ka dhënë provën e qartë juridike që as zoti Leonard Demi as unë, nuk jemi përfshirë në të ashtuquajturën aferë të statut gridit, dmth. në aktin e dhënies të një të ashtuquajturi shkrim të përpiluar nga zoti Demi dhe të dhënë nga ana ime, gazetës “Koha Jonë”. Për më tepër mua më tërhoqi vmendjen në këtë prononcim të gazetës “Koha Jonë”, që ka persona të tjerë, burime të tjerë në PD, të cilët si duket e informojnë gazetën “Koha Jonë” dhe mediat e tjera”./tvklan.al