Yulia Skripal refuzon ndihmën e ambasadës ruse: Askush nuk flet në emrin tim
Yulia Skripal, vajza e helmuar e ish spiunit rus Sergei, ka hedhur poshtë ndihmën e ambasadës ruse “për momentin”.
33-vjeçarja, e cila doli nga spitali të hënën, tha se babai i saj është ende i sëmurë rëndë.
Në një deklaratë të lëshuar përmes policisë, ajo tha se nuk ishte ende mjaftueshëm e fortë për të dhënë një intervistë të plotë në media, por tha se “askush nuk flet në emrin tim ose të babait tim”.
Ambasada ruse tha se dyshonte që kjo deklaratë nuk i përkiste Yulias dhe se kjo ngrinte pikëpyetje të reja.
Yulia Skripal dhe babai i saj 66-vjeçar, të cilët u gjetën të rrëzuar në një stol në Salisbury më 4 Mars, u helmuan me gazin nervor ushtarak novichok./tvklan.al