Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri në 31 Dhjetor


Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri në 31 Dhjetor

14:23 05/12/2020

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, shprehet se SHBA dhe BE janë shumë të përqëdnruara tek Reforma në Drejtësi në Shqipëri.

Në një postim në mediat sociale, Kim ka përsëritur edhe njëherë thirrjen se Gjykata Kushtetuese duhet funksionale brenda 31 Dhjetorit.

“Kjo është edhe arsyeja pse SHBA – së bashku me BE -përqendrohen kaq shumë në Reformën në Drejtësi, përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shihni faktet“, shkruan Kim.

Edhe më herët ambasadorja është shprehu se Gjykata Kushtetuese është shumë e rëndësishme dhe palët duhet të punojnë që ajo të bëhet funksionale./tvklan.al






Të ngjashme