Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev nuk përjashton mundësinë që pararendësi i tij Nikolla Gruevski të jetë rrëmbyer. Pa qartësuar nëse foli me ironi apo kishte dyshime të arsyeshme, Zaev u bëri thirrje autoriteteve të hetojnë edhe mbi këtë pistë.
“
Duke parë si kanë ndodhur gjërat, publikisht parashtroj pyetjen – A është larguar vullnetarisht zoti Gruevski nga Maqedonia para se Gjykata të lëshonte urdhër-arrest apo mund të jetë rrëmbyer. Pres përgjigje nga Gruevski dhe Hungaria.
”
Zaev kërkoi nga Hungaria t’a rikthejë Gruevskin në Maqedoni dhe të mos lejojë që ai të largohet në Rusi apo Turqi.
“
Hungaria, duhet ta tregojë miqësinë me atë që duhet ta kthejë Gruevskin. Tashmë janë dërguar dokumentet e para dhe do të dërgohen edhe tjera që janë të nevojshme për ekstradimin e Gruevskit.
”
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç tha për mediat maqedonase se arratisja e Gruevskit nuk duhet të politizohet. Ajo bëri thirrje që të ndiqen të gjitha procedurat ligjore që çështja të qëndrojë brenda kornizave të drejtësisë.
Tv Klan