Zaev i përgjigjet Ivanovit: Edhe njëherë po del në shërbim të Gruevskit
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, pas refuzimit të Presidentit Ivanov për ta dekretuar atë si formuesin e qeverisë së re.
Gjorge Ivanov tha sot se platforma mbi gjuhën shqipe rrezikon sovranitetin e vendit dhe tha se nuk do ta mandatonte Zaevin për qeverinë e re.
Por kreu I LSDM-së ka paralajmëruar Ivanovin se veprimi i tij është një grusht shteti. “Kjo që bëni ju është një grusht shteti.
Ju po injoroni vullnetin e shumicës së qytetarëve. Maqedonia po humb shansin e kalimit të pashëm të pushtetit. Ju po viheni në shërbim të Gruevskit. Tërhiqu dhe jep dorëheqjen me paqe”, ka thënë Zaevi.
Edhe BDI reagoi për vendimin e Presidentit Ivanov, duke nënvizuar se ai e thellon edhe më shumë krizën dhe se do të ketë pasaoja katastrofike për vendin./tvklan.al