Zaev para testit në parlament
Shtatë ditë para seancës plenare, opinioni në Maqedoni dhe ai ndërkombëtar, presin me interes nëse kryeministri Zoran Zaev do t’ia dalë ka për të kaluar me sukses paketën e ndryshimeve Kushtetuese për emrin.
Nëse jepet drita jeshile për zbatimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese nga gjysma e Janarit Maqedonia do të quhet zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa mediat në Athinë, duke iu referuar një letre të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, pohojnë se Shkupi, po edhe Athina, këtë procedurë të aprovimit të Traktatit të Prespës do të duhet ta mbyllin deri më 15 Shkurt.
Për më tepër, sikurse njofton korrespondenti i televizionit Klan në Greqi, Robert Goro, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, kryeministri grek ka për të vendosur datën kur Parlamenti do të ratifikojë Marrëveshjen.
Kryeministrat e të dyja vendeve, edhe në paraqitjet e fundvitit nuk e fshehën optimizmin se më në fund kanë për të kaluar me sukses këtë hendek të thelluar ndër dekada të mosmarrëveshjeve për emrin.
VMRO-DPMNE, por edhe opozita greke, se do të bëjnë çmos që të pengojnë ratifikimin. Sidoqoftë, burime diplomatike në të dyja vendet, por edhe në Bruksel e Uashington, thonë se Marrëveshja e Prespës u arrit edhe me kontributin e tyre, ndaj nuk besojnë se kjo marrëveshje mund të rezultojë e pasuksesshme.
Tv Klan