Zaev: “Përgjimi” ndjenjë e hidhur, u sqarova me fqinjët
Do të vijë për
herë të parë në ambientet e Klan Maqedonia dhe do të mirëpritet nga drejtuesite televizionit. Padyshim që Kryeministri Zoran Zaev nuk mundej t’i shmangejpyetjes rreth skandalit të fundit, ku u mashtrua nga dy komedianë rus. Ndjenjanuk është e mirë, pranoi ai.“Definitivishtështë një ndjenjë e hidhur, për shkak se ndjeheni të mashtruar dhe këtë e ndavame opinionin dhe shpreha keqardhje”.
Në Klan Debat ai
thotë se është sqaruar me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë lidhur me bisedën ezhvilluar. Por për Maqedoninë e Veriut, siç tha, me interes është dialogu dhezgjidhja paqësore e dialogut Prishtinë-Beograd.“Duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë emirë për shqiptarët, serbët dhe të tjerët që jetojnë në Kosovë, por zgjidhjaduhet të sigurojë paqe të përhershme drejt integrimeve evropiane të Kosovës dhegjithë Ballkanit Perëndimor, që të përforcohet bashkëpunimi rajonal. Këto janëdëshirat tona”.
Në Klan Debat,
Kryeministri Zaev është prononcuar edhe rreth shumë çështjeve tjera aktuale,sidomos rreth integrimeve euroatlantike dhe marrëdhënieve me fqinjët.