Zaev, pro dialogut Serbi-Kosovë
Kryeministri
Zoran Zaev në Klan Debat fillimisht theksoi se ka qenë viktimë e transparencëssë tij ndaj të gjithëve. Ai pranon se duhej të kishte kontrolle më të mëdha tëbisedave të zhvilluara telefonike, por siguron se nuk ka ndarë sekreteshtetërore. Duke komentuar bisedën telefonike me dy komedianët rus për çështjene Kosovës ai thotë se është sqaruar me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë. Por,për Maqedoninë e Veriut – siç tha me interes është dialogu dhe zgjidhjapaqësore e dialogut Prishtinë-Beograd.Zoran Zaev: Duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e mirë për shqiptarët, serbët dhe të tjerët që jetojnë në Kosovë, por zgjidhja duhet të sigurojë paqë të përhershme drejt integrimeve evropiane të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor që të përforcohet bashkëpunimi rajonal. Këto janë dëshirat tona.
Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë
Kryeministri Zoran Zaev se Kryeministri Rama ka pranuar sqarimin e Pendarovskit rreth deklaratës për të veçuar dy vendetdrejt datës së negociatave. Interesi I vendit tonë është që të shkojmë bashkëme Shqipërinë – tha Zaev.Nëse hyjmë bashkë
do të ndihmohemi me njëri-tjetrin. Mund ta konfirmoj se ekziston një miqësi efortë mes Ramës dhe kancelares gjermane Merkel. Ajo është përkrahëse e fuqishmee integrimeve të RMV-së dhe Shqipërisë.Duke folur për marrëdhëniet me fqinjët Kryeministri Zaev tha se pas fitores në zgjedhjet në Greqi ka kontaktuar me Kryeministrin Micotakis dhe se është vendosur së shpejti të realizojnë një takim.
Tv Klan