Zaev: Rasti “Kumanova” nuk duhet të ngelet pengesë mes Kosovës e Maqedonisë
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklarua që rasti i grupit “Kumanova” është çështje e ndjeshme dhe se është në interes të Kosovës e Maqedonisë që të mësohen përgjigjet e vërteta.
Zaev tha që kjo çështje nuk mund të ngelet pengesë për bashkëpunimin në mes të të dyja vendeve.
Ai tha se do të ketë hetim ndërkombëtar në mënyrë që t’u jepen qytetarëve përgjigje të vërteta rreth asaj çka ndodhi në Kumanovë në vitin 2015.
Këto komente Zaev i bëri pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj./Klan Kosova.