Zahavi i jep lamtumirën Izraelit


Zahavi i jep lamtumirën Izraelit

21:45 04/09/2017

Provokues, tekanjoz dhe mendjemadh. Ky është futbollisti i kombëtares së izraelit Eran Zahavi. Të shtunën u vërshëllye nga tifozët në ndeshjen kundër Maqedonisë dhe duke dalë nga fusha flaku shiritin e kapitenit. Pas pezullimit nga kombëtarja, Eran Zahavi, vendos ti thotë lamtumirë ekipit. Vendimin përfundimtar e ka bërë të ditur në rrjetet sociale.  Zahavi shkruan se dashuria dhe sakrificat e tij për kombateren nuk u vlerësuan me pezullimin e tij edhe pse ai kërkoi falje për flakjen e shiritit të kapitenit.

Kam folur me familjen dhe me ata që kam patur gjithnjë pranë, kam vendosur të bëj atë që është më e drejtë. Kam dhënë gjithçka për këtë skuadër por njoftoj largimin. Kam qenë i nderuar që kam veshur këtë fanellë”,

shkruan lojtari.

Heroi hileqar i Izraelit në “Elbasan Arena”, mori vërshëllima në çdo prekje të topit në ndeshjen që kombëtarja e tij humbi në Haifa. Nga një herë duket se drejtësia e tifozëve është më e rëndësishme se ajo e një arbitri futbolli.

Tv Klan

 






Të ngjashme