Zana Çela dhe problemet në TOB ( 23 Tetor 1999)


Zana Çela dhe problemet në TOB ( 23 Tetor 1999)

14:40 23/10/1999

“Parmbrëmë dhe mbrëmë jam kërcënuar të jap dorëheqjen përndryshe jeta e djalit tim sipas tyre vihet në rrezik. Për të gjithë këto kam bërë denoncime në Prokurori. Vlerësojeni vetë nëse është thjesht një koicidencë midis thirrjeve të dy tre personave punonjës të Teatrit të Operas dhe këtyre telefonatave. Informoj se dje Gjykata e Rrethit të Tiranës ka lëshuar një dokument ku vërteton se nuk ekziston e regjistruar në Gjykatë sindikata e Teatrit të Operas dhe Baletit”

Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit u shpreh para gazetarëve se nuk ka patur ndonjë projekt kontrate konkrete me agjensinë italiane me orkestrën e TOB. Kjo histori sipas saj u sajua nga katër pesë persona për të krijuar një konflikt absurd mes drejtorisë dhe orkestrantëve.

Në ditët e para të ardhjes sime në detyrën e Drejtoreshës, theksoi Çela, kërkesa e orkestrantëve ishte që të mos lejoheshin agjensitë private të përdornin talentin e artistëve për interesat e tyre si dhe kërkuan kontrata korrekte për turne jashtë shtetit. Drejtoresha e TOB-së, Zana Cela ka thirrur në konsulencë të hënën pasdite, artistët për të diskutuar rreth projektligjit për teatrot./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme