“Zbardh lëkurën”, këngëtarja flet për racizmin e përjetuar
Këngëtarja Alexandra Burke ka folur rreth eksperiencës së saj që ka përjetuar në industrinë e muzikës në lidhje me racizmin. Fituesja e X Factor në Britani ka deklaruar se i kanë kërkuar që të zbardhë lëkurën që të duket më e bardhë.
Pasi fitoi kompeticionin e rëndësishëm, Burke është shprehur se i kanë thënë që të punojë 10 herë më shumë se një artist i bardhë. Deklaratat ajo i bërë përmes një videoje në Instagram.
“Mund të flisja edhe më herët, por kisha frikë”, ka thënë ajo.
Burke e fitoi kompeticionin në vitin 2009 kur ishte 19 vjeç. Eksperiencën pas përfundimit të X Factor ajo e quan si “copëtuese”./tvklan.al