Zbardhen formularët e vetëdeklarimit për zyrtarët


Zbardhen formularët e vetëdeklarimit për zyrtarët

17:04 25/05/2016

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar formularët e vetëdeklarimit për zyrtarët, si pjesë e procesit të dekriminalizimit.

Kështu kreu i Shtetit rezulton se ka ndryshuar mbiemrin. Presidenti Bujar Nishani e ka deklaruar se gjatë fëmijërisë ka mbajtur mbiemrin Mehmeti. Sipas tij mbiemri Mehmeti është vetëm në dokumentet e shkollës.

formulari nishaniformulari nishani 2

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë. Po ashtu edhe kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Lleshi ka ndryshuar emrin. Më parë e ka pasur Lumturie. Ish-Rektori i UT-së, Dhori Kule ka patur emrin Theodhor.

/tvklan.al






Të ngjashme