Zbardhen shkaqet e rrëzimit të avionit rus


Zbardhen shkaqet e rrëzimit të avionit rus

15:30 28/12/2016

Sipas mediave ruse, regjistruesi kryesor i fluturimit nga avioni rus që u përplas në Detin e Zi tregon se fajtor për rrëzimin kanë qenë pjesët e lëvizshme të krahëve.

“Panelet e lëvizshme të krahëve që ndihmojnë avionin të marrë kuotë, nuk u hapen në sinkron”, tha një burim pranë hetimit të agjencisë “Interfax”.

Uebi pro Kremlinit, “Life News”, thotë se kjo çoi në humbjen e kontrollit nga pilotët teksa avioni ndodhej në një kënd kritik. Agjencia citon pilotët të kenë thënë mes fjalëve të fundit: “Panelet, dreq!“

Avioni i vjetër TU-154 u rrëzua prej bregut rus të Detit të Zi duke vrarë të 92 personat në bord. Në avion ishin 64 anëtarë të ansamblit te famshëm të ushtrisë Alexandrov. Avioni po shkonte drejt bazës ajrore ruse në Siri ku kori do të jepte shfaqje për koncertin e Vitit të Ri.

Gjetjet më të fundit vijnë nga një bisedë brenda kabinës që është regjistruar në kutinë e zezë kryesore, e cila u gjet një milje larg bregut nën ujë./ TV KLAN






Të ngjashme