Zbardhen temat e diskutimit të Ramës me ministrat e rinj
Zbardhen pikat e diskutimit në mbledhjen informale të Kryeministrit Edi Rama me ministrant e rinj të kabinetit qeveritar.
Në takimin mes tyre do të diskutohet për drejtimin e 5 komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga PS.
Temë e diskutimit është edhe rregullimi i 104 drejtorive që janë në varësi të Ministrive, të cilat do të shkrihen sipas planit të ri qeverisës, raporton ABC News.
Në takim do të diskutohet edhe për shpërndarjen e godinave ministrore.
I pranishëm në takimin informal në një lokal në Llogara, është edhe kryeparlamentari i ri Gramoz Ruçi.
/tvklan.al