Zbardhet arsyeja e vrasjes së pensionistëve në Britani nga 43 – vjeçari nga Elbasani


Zbardhet arsyeja e vrasjes së pensionistëve në Britani nga 43 – vjeçari nga Elbasani

22:36 07/02/2017

Ali Qazimaj alias Vital Dapi kishte borxhe për shkak të bixhozit dhe e vrau çiftin e të moshuarve në Britani, pasi besonte se ata ishin milionerë.

43 – vjeçari nga qyteti i Elbasani akuzohet se një vit më parë vrau Sylvia dhe Peter Stuart, sepse mendonte se ata kishin shuma të mëdha parash.

Ai u arratis jashtë Britanisë, pasi më parë kishte përdorur kartën e bankës së 69 – vjeçares Stuart për të marrë para nga bankomati.

Detajet e reja kanë dalë në dritë këtë të hënë përpara një gjykate në Britani.

Trupi i 75 – vjeçarit Stuart u zbulua në një pyll pranë shtëpisë së izoluar të çiftit në Weybread, në Eye, Suffolk.

Trupi i bashkëshortes së tij nuk u gjet kurrë, ndonëse prokuroria tha se do të ishte e pabesueshme që ajo të zhdukej papritur pa lënë gjurmë.

Prokurori Karim Khalil tha se kishte prova të forta kundër të pandehurit, që mbështeteshin edhe nga zhdukja e tij e papritur.

“Të gjitha këto prova të paraqitura tregojnë se Ali Qazimaj ishte personi që vrau bashkëshortët Stuart

”, tha ai më tej.

Shqetësimet rreth vendndodhjes së Stuartëve lindën në fund të muajit Maj, pasi çifti nuk shkoi në kursin e kërcimit, të cilin e ndiqnin rregullisht.

Policia e gjeti trupin e pajetë të Peter Stuart më 3 Qershor. Ai ishte goditur disa herë me thikë dhe ishte hedhur në një gropë.

[caption id="attachment_200961" align="aligncenter" width="582"]

Sylvia & Peter Stuart

[/caption]

Qazimaj kishte reputacionin e një njeriu që shpenzonte mbi 1 mijë paundë në ditë në makinat e lojërave të fatit dhe baste.

Ai mësohet se kishte marrë borxh 700 paundë nga një koleg, në fillim të Majit, por i kishte kthyer vetëm 400 paundë. 43 - vjeçari i kishte kërkuar gjithashtu shefit të tij 900 paundë paradhënie, nga rroga prej 1200 paundësh, kërkesë e cila iu ishte refuzuar.

Të dhënat telefonike dhe targat e makinës të kapura nga kamerat e sigurisë, zbuluan se Qazimaj kishte qenë pranë shtëpisë së çiftit të të moshuarve gjatë javëve të fundit, në disa raste gjatë mbrëmjeve e herë të tjera ditën.

Para gjykatës akuza tha gjithashtu se 43 – vjeçari, i cili jetonte në Tilbury, Essex, u filmua në afërsi të bankomateve, ku ai tentoi të merrte para nga llogaria e gruas, pasi kjo e fundit rezultonte e zhdukur. Qazimaj arriti të merrte vetëm 300 paundë, pasi aq ishte limiti në Barclaycard.

[caption id="attachment_199269" align="aligncenter" width="614"]

Ali Qazimaj alias Vital Dapi

[/caption]

Dritat jo të qarta dhe këndi i kameras bënë që autoritetet ta kishin të vështirë për të identifikuar personin që përdori automatin.

Qazimaj e njihte çiftin Stuart pasi ishte kujdesur për prindërit e dhëndërit të tij, Steven Paxman.

Babai i Paxman, Sidney, i cili jeton në Essex, i kishte dhënë Qazimaj përgjatë viteve rreth 10 mijë paundë dhe sipas prokurorit, kishte qenë pikërisht Sidney i cili i kishte treguar Qazimajt për Stuartët, duke i përshkruar ata si milionerë.

Qazimaj dyshohet se i kishte thënë Paxman se kishte kryer një vrasje me pagesë në Serbi dhe kishte përmendur faktin se Tilbury Marshes do të kishte qenë një vend i mirë për të fshehur një trup.

Pensionisti Peter Stuart, i cili kishte punuar në fabrikën e sheqerit Tale & Lyle, kishte blerë dy prona në Weybread. Njëra ishte për të dhe bashkëshorten, si garanci pensioni, ndërsa tjetra ishte për vajzën e tyre Christy dhe bashkëshortin e saj.

Në kohën e vdekjes së tyre, çifti Paxman i detyrohej dy pensionistëve 40 mijë paundë, pasi kishin shitur pronën e tyre dhe ishin shpërngulur në Leicestershire.

Çifti Stuart u pa për herë të fundit më 29 Maj, pranë shtëpisë së tyre. Ata u raportuan të zhdukur nga vajza e tyre. Kur policia shkoi në banesën e pensionistëve, ata gjetën një vakt të bërë gati në kuzhinë, por asnjë shenjë që mund të sugjeronte se kishte patur një përleshje.

Qazimaj u arrestua pak kohë më vonë në një hostel për azilkërkues në Luxembourg dhe u ekstradua drejt Britanisë së Madhe. Përpara se të largohej me nxitim, ai ishte përpjekur të shiste me ngut sendet që kishte në apartamentin ku jetonte.

[caption id="attachment_255415" align="aligncenter" width="696"]

Shtëpia e Ali Qazimajt në Britani

[/caption]

43 – vjeçari kishte shkuar në Essex në vitin 1999, me pretendimin se ishte larguar nga Kosova vetëm dy muaj më parë. Atij iu dha leje qëndrimi gjatë atij viti dhe në 2005 –ën iu dha kombësia britanike.

Ndonjëherë Qazimaj përdorte emrin Marco Costa, kryesisht për shkak të veseve të tij me bixhozin. Megjithatë ai deklaron se në fakt asnjë prej emrave nuk është i tij, as Qazimaj as Costa, por emri i tij i vërtetë Vital Dapi.

Megjithatë, sipas prokurorit të çëshjes, ai gënjen kur thotë se nuk është Ali Qazimaj, shenjat e gishtërinjëve dhe të dhënat e AND –së të së cilit e implikojnë atë me vrasjet.

Qazimaj i ka mohuar akuzat e vrasjes së çifti Stuart, mes 29 Majit dhe 3 Qershorit të vitit të shkuar.

Procesi gjyqësor ndaj tij vijon.

Burimi: DailyMail 

//tvklan.al






Të ngjashme