Zbardhet dëshmia e nënës së 17-vjeçares së mbytur


Zbardhet dëshmia e nënës së 17-vjeçares së mbytur

16:12 22/08/2020

“Më tha se do të dilte me një shok”

Zbardhet dëshmia e nënës së 17-vjeçares që u mbyt 3 ditë më parë në plazhin e Velipojës.

Ajo ka thënë para grupit hetimor se vajza i kishte thënë se po dilte për një kafe me një shok.

Nëna u tha hetuesve se i ka dhënë leje të bijës, por nuk ishte në dijeni për raportin me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari.

Ky i fundit vijon të mos japë detaje për atë që ndodhi pas daljes me motor uji në det. Policia e ka klasifikuar ngjarjen si aksidentale, por i riu po mbahet ende në qeli deri në sqarimin e rrethanave.

Tv Klan






Të ngjashme