Zbardhet ekspertiza e policit Bujar Peqini (15 Shtator 2000)


Zbardhet ekspertiza e policit Bujar Peqini (15 Shtator 2000)

14:27 15/09/2000

Një grup me 7 mjekë specialistë ka bërë mbrëmë në orët e vona, autopsinë dhe ekspertzën e policit Bujar Peqini i cili vdiq mbrëmë në spitalin e Tiranës, 17 ditë pas plagosjes në Gosë të Kavajës. Peqini u plagos në krye të detyrës në një rrethim që forcat e Komisariatit të Rrogozhinës i bënë një personi i cili kishte qëlluar mbi një fëmijë 13 vjeç. 38-vjeçari, babai i katër fëmijëve, ishte plagosur me armë zjarri në arterien e këmbës së majtë.

Megjithëse një plagë sipërfaqësore, gjendja e Bujarit ishte kritike dhe ai u dërgua menjëherë në kirurgjinë vaskulare në Tiranë ku pas një operacioni të gjatë, polici 38-vjeçar, kishte dalë nga gjendja e reanimacionit dhe mjekët i kishin thënë se dhe mund të dilte nga spitali. Por, në mesditë, gjendja e tij është komplikuar, çfarë ka shkaktuar dhe vdekjen e tij.

Efektiva të policisë së Tiranës, kolegë të tij dhe të vdekur, të irrituar kanë akuzuar në momentin e parë bluzat e bardha si përgjegjës për vdekjen e kolegut të tyre. Menjëherë dhe me urdhër të drejtorit të Policisë së Tiranës, Bilbil Mema, është ngritur një grup prej 7 mjekë për të zbardhur shkaqet e vdekjes kur 38-vjeçari ishte deklaruar si jashtë rrezikut për jetën.

7 mjekët drejtuar nga mjeku Fatos Arito, kanë bërë autopsinë nga ku rezulton se Peqini ka vdekur nga një trompozë akute në mushkëri. Plaga e marrë para 17 ditësh, por dhe fiziku i shëndoshë i policit, kanë qenë shkaktarë të vdekjes së tij./tvklan.al






Të ngjashme