Arrestohen “policët” grabitës


Arrestohen “policët” grabitës

11:51 02/05/2020

Në pranga 3 të rinj

Pa kaluar 24 orë nga grabitja e familjes Zaja, në fshatin Qinam, në periferi të Tiranës, policia vuri në pranga 3 autorët.

Janë tre të rinj nga zona e Tapizës, në Fushë Krujë; 29-vjeçari Jani Aruçi, i cili konsiderohet dhe si organizator i vjedhjes, dhe vëllezërit Ndriçim dhe Durim Bami, 22 dhe 26 vjeç.

Ata u prezantuan si punonjës të policisë. U futëb në banesën e Bashkim Zajës dhe pasi e lidhen atë bashkë me bashkëshorten e djalin, u morën 40 mijë lekë kursime.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi tha se gjatë operacionit u gjetën edhe disa nga mjetet e përdorura në grabitje.

“Polumbarët e forcave RENA kanë gjetur në lumin e Tapizës njërën nga armët e përdorura nga autorët dhe po punojnë për gjetjen e armës tjetër. Po kështu është sekuestruar edhe makina që u përdor nga autorët”, tha Jaupaj..

Tre të arrestuarit nuk rezultojnë me precedentë penalë. Por policia po krahason gjurmët e tyre të gishtave për të parë nëse ata kanë marrë pjesë në ngjarje të tjera kriminale.

Tv Klan






Të ngjashme