Zbardhet krimi i rëndë, dyshohet se vajza vrau familjen e saj shqiptare


Zbardhet krimi i rëndë, dyshohet se vajza vrau familjen e saj shqiptare

12:48 03/09/2018

Policia maqedonase ka mundur të zbardhë ngjarjen e rëndë kriminale të datës 27 Gusht, kur u vranë në banesën  e tyre çifti shqiptar Pocesta dhe vajza e tyre 14-vjeçare. Sipas mediave maqedonase, dyshohet që vrasja e trefishtë të jetë kryer nga vajza e madhe e çiftit.

Vajza e madhe B.Pocesta ka hyrë në Maqedoni një ditë përpara se të ndodhte krimi dhe po atë ditë ka dalë nga vendi. Kjo është e konfirmuar nga të dhënat zyrtare të autoriteteve kufitare maqedonase. Ajo mendohet se është ndihmuar nga një person tjetër me iniciale F.G. nga Gostivari, i cili është emër i njohur për policinë vendase. Në vrasje i përfshirë është edhe nipi i këtij të fundit, i cili është arrestuar nga policia dhe ka pranuar që i ka shitur armën vajzës së madhe të familjes Pocesta.

Familja shqiptare Pocesta, që jetonte në Itali, kishte shkuar për pushime në Dibër të Madhe të Maqedonisë. Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë së tyre. Nuk dihen shkaqet përse vajza e madhe e familjes ka kryer këtë krim të tmerrshëm. Policia maqedonase ka shpallur në kërkim autoren e dyshuar të vrasjes.

/tvklan.al






Të ngjashme