Arrestohet vrasësi i teknologut të naftës në Fier
Një vit pas vrasjes së teknologut të Uzinës së Naftës në Fier Shefo Duraj, policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit. Feti Yzeiraj 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës, u vu në pranga me akuzën e vrasjes me paramendim.
Sipas policisë, Yzeiraj, dyshohet se është hakmarrë për vrasjen dajës së tij nga babai i viktimës. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 1968 kur Llane Duraj kishte vrarë duke vjedhur në kooperativë, dajën e Yzeirajt. Për zhdukjen e Shefo Durajt policia u njoftua nga familjarët me 3 nëntor të vitit 2016. Fillimisht u dyshua për një largim nga banesa, por me 29 Nëntor ai u gjet i vrarë në afërsi të fshatit Kalenjë të Mallakastrës.
Ekspertët konstatuan se autori i krimit kishte goditur viktimën me sende të forta në kokë dhe në trup. Nga kqyrja e trupit të viktimës u vu re se ai kishte thyerje në brinjë, gjymtyrë dhe kokë. Në pjesë të ndryshme të trupit i vrari kishte shenja djegieje duke ngritur hipoteza se autori kishte tentuar të zhdukte trupin. Yzeiraj tashmë do të akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje.
Ngjarja
Teknologu i uzinës së naftës në Ballsh, Shefo Duraj u gjet i vrarë në një pyll të fshatit Kalenjë në Mallakastër.
Ekspertët mjeko – ligjorë gjetën në trupin e 57 – vjeçarit plagë të thella në brinjë dhe në kokë, që kishin ardhur si pasojë e një mjeti prerës. Pasi kreu vrasjen, autori i vuri flakën viktimës me qëllim që të humbiste çdo gjurmë.
Një pjesë e mirë e trupit të Shefo Durajt u gjet e djegur.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në 14 Nëntor, kur viktima ka qënë turni i tretë në punë. Mëngjesin e asaj dite, ai kishte komunikuar me familjen duke i thënë se do të shkonte tek disa miq të tij në Skrapar. Ky ishte kontakti i fundit me 57 – vjeçarin dhe në datën 16, të afërmit e tij bënë denoncim në polici.
Yzeiraj, dyshohet është hakmarrë për vrasjen e babit të tij Baki Yzeirajn, para viteve ’90 në tentativë për të kryer një vjedhje në kooperativë.
Tv Klan